09 Dhjetor 2011

Kėshillim mė gjuhėtarė nė Kėshillin e Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore

Takimi lidhur me gjuhėn me pėrfaqėsuesit e ASHAK, UP, IAP, etj.

 

Mė 30 mars 2010, nė Kėshillin e Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore u organizua njė takim me gjuhėtarė pėr hartimin e pjesės sė programit tė Kėshillit pėr ēėshtjet e gjuhės shqipe. Ne kėtė kėshillim qenė tė pranishėm kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, akademik prof. dr. Besim Bokshi, akademik prof. dr. Idriz Ajeti, akademik prof. dr. Feriz Krasniqi. Po ashtu, nga Universiteti i Prishtinės, qenė tė pranishėm dy profesorė tė Fakultetit tė Edukimit, prof. dr. Abdullah Zymberi dhe prof. asc. dr. Begzad Baliu. Qenė tė pranishėm edhe studiuesit e Institutit Albanologjik tė Prishtinės, prof. dr. Qemal Murati dhe prof. dr. Ragip Mulaku. 

Ky kėshillim, tė cilin e drejtoi kryetarja e Kėshillit, prof. dr. Edi Shukriu dhe fjalėn e hapje se mbajti prof. dr. Zymer Neziri, ėshtė i pari i kėtij lloji si formė e punės pėr hartimin e programit afatgjatė dhe afatmesėm nė kėtė fushė shumė tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė kulturore, e vlerėsuar nė vendin e parė nė dokumentet e kėtij kėshilli, nė ligj dhe ne dokumentet e UNESCO-s. 

U dhanė mendime shumė me interes sidomos pėr gjendjen aspak tė mirė te tė folmeve shqipe nė krahina tė ndryshme, si dhe pėr leksikun dhe vjeljen e tij nė tė gjitha viset ku jetojnė shqiptarėt. Po ashtu u tha se, krahas vjeljes se leksikut, duhet tė mblidhet edhe toponimia, kurse institucionet tona profesionale duhet tė angazhohen qė shqipja tė trajtohet me seriozitetin mė tė madh, sepse ėshtė vlera mė e madhe e trashėgimisė kulturore tė shqiptarėve.

Kėshilli, nė vijim, planifikon pėr tė mbajtur kėshillime tė tjera edhe me specialistė tė veshjes popullore, me mitologė, etnomuzikologė, arkeologė, konservatorė, urbanistė, historianė dhe specialistė tė tjerė tė fushave tė etnokulturės, me qėllim qė, pas hartimit tė programit, tė hartohet edhe plani i zhvillimit strategjik tė   Kėshillit tė Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore.