Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore është institucion i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (neni 142 i Kushtetutës, neni 4.8 i Ligjit për Trashëgimi Kulturore). Ka mandat të mbikëqyrë dhe të koordinojë zbatimin e sistemit ligjor dhe të mbështesë mbrojtjen, konservimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore.